Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer mbrapsht listat Partisë Demokratike, pasi Lulzim Basha ka çuar më shumë emra se ligjërisht i lejohet për çdo qark.
Siç mësohet, KQZ, i ka kërkuar selisë blu të respektojë ligjin, ku për çdo qark të japë një listë që i përshtatet numrit të mandateve që ka ajo zonë zgjedhore.
Nga PD u nis drejt KQZ-së avokati i sekretariatit për zgjedhjet Ledio Nuraj, i cili dërgoi listën e koalicionit opozitar.
Ajo që ra në sy është se makina nga selia blu u nis në orën 00:03, por afati zyrtar për pranimin e listave nga KQZ ka qenë ora 00:00.
