Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ Nuk binden shoferët: Pezullohen 150 leje drejtimi. Ja çfarë rregullash u shkelën 72 orët e fundit

17:14 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës vijon kontrollet për të parandaluar ngjarjet me pasoja të rënda dhe gjatë 72 orëve të fndit janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, 5 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur.

Ndërkohë janë pezulluar 150 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia bën apel që shoferët të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, të bëjnë kujdes dhe të shmangin sjelljen agresive.

Njoftimi i plotë

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe kontrolleve në akset rrugore të evidentuara me risk të lartë për shkak të ngjarjeve me pasoja të rënda, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet parandaluese dhe patrullimet me mjete të pauniformuara në rrugët dhe zonat më me rrezik në kryeqytet.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, përgjatë 72 orëve të fundit:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti me leje drejtimi;

Janë pezulluar 150 leje drejtimi, 35 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës policore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor;

Janë proceduar administrativisht 38 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara;

Janë proceduar administrativisht 235 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

Janë proceduar administrativisht 163 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar;

Janë proceduar administrativisht 126 drejtues mjetesh, për mospërdorim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve.

#StopAlkoolitNeDrejtim

#JoSjelljeAgresiveNeRruge

#PoliciaApelonPerKujdes

leje drejtimi shoferët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.