Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pas kritikave ndaj Meghan Markle, prezantuesi i njohur largohet nga programi televiziv

23:05 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meghan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari dhe prezantuesi televiziv britanik Piers Morgan u largua të martën nga drejtimi i programit të mëngjesit në televizionin ITV, pas kritikave të tij ndaj gruas së Princit Harry, Meghan rreth intervistës së çiftit me Oprah Winfrey-in.

ITV e konfirmoi largimin në një deklaratë të shkurtër.

Morgan, 55 vjeç, ish-prezantues në CNN, e ka akuzuar çiftin se ka dëmtuar familjen mbretërore dhe se është përpjekur për publicitet, pa pranuar përgjegjësitë dhe vemendjen e medias që vijnë natyrshëm me pozitën e tyre.

Në një koment në Twitter, prezantuesi i njohur e quajti Meghanin “Princesha Pinoku” dhe tha të hënën se ai nuk “besonte as edhe një fjalë që ajo tha” në intervistën e saj.

Meghan e ka akuzuar familjen mbretërore se e shtyu atë deri në prag të vetëvrasjes dhe se dikush në familjen mbretërore kishte shtruar pyetje në lidhje me ngjyrën e lëkurës së djalit të saj të palindur – akuza që kanë ngritur dyshime rreth së ardhmes së monarkisë.

What I said on air today with regard to mental illness and suicide.
Cc @MindCharity 👇👇 pic.twitter.com/2tIDQLBeO2

— Piers Morgan (@piersmorgan) March 9, 2021

Komentet e gazetarit Morgan bënë që të dërgoheshin më shumë se 41,000 ankesa në adresë të rregullatorit të medias britanike, i cili njoftoi se kishte hapur një hetim në bazë të rregullave të tij për “dëmtim reputacioni dhe fyerje”.

Morgan, i cili ka 7.7 milionë ndjekës në Twitter, postoi në platformë imazhin e një ore të shoqëruar me një tik-tak, pak para deklaratës së televizionit ITV.

Carolyn McCall, shefe ekzekutive e ITV, kishte thënë më herët se ajo e besonte “plotësisht” zonjën Meghan Markle.

Të martën, Morgan i zbuti pak komentet e tij të para, duke thënë:

pic.twitter.com/ek88GsVpIa

— Piers Morgan (@piersmorgan) March 9, 2021

“Unë ende kam shqetësime serioze në lidhje me vërtetësinë e shumë prej asaj që ajo (Meghan) tha, por më lejoni të them diçka për atë që mendoj mbi sëmundjen mendore dhe vetëvrasjen. Ato duhet të merren jashtëzakonisht seriozisht dhe nëse dikush ndihet në atë gjendje, ai person duhet të marrë trajtimin dhe ndihmën e duhur. Nëse i përket një institucioni si familja mbretërore dhe shkon ta kërkojë atë ndihmë, ajo absolutisht që duhet t’i jepet”, tha ai.

largohet tv Meghan Markle prezantuesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.