Moderatori i emisionit PolitikOn në Ora News, gazetari Alfred Lela dhe kryeredaktori i DITA, Adrian Thano kanë folur në studio pas shpalljes së listave të partive për deputetët e 25 prillit.
Në studio ishte thirrur dhe një nga eksponentët e opozitës Fatbardh Kadilli, i cili në momentin e fundit, pasi nuk ka parë emrin në lista ka anulluar pjesëmarrjen.
Emisioni ka nisur me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli në lidhje direkte, e cila foli mbi listat e partisë së re, që ka krijuar.
Thano i tha Topallit se ajo nuk e kishte kartën morale për të sfiduar status-quon.
Më pas, Lela ka përmendur disa emra të listës së PD, si pedagogu Gjekmarkaj apo shkrimtarja Flutura Açka nga lista e PD, apo mjekja Çomo dhe ish-inxhinierja Bozo nga lista e PS duke i marrë si shembuj të ndryshimit.
“Ata mendojnë me kokën e tyre”, tha Lela.
Por Thano tha se për të sfiduar kryetarokracinë që po dominon shoqërinë shqiptare, për të kthyer sadopak shpirtin e garës në partitë politike dhe për t’i dhënë shoqërisë një shembull morali, këto figura të spikatura do ishte mirë të kishin refuzuar publikisht emërimin deputet me listë.
Më poshtë, pjesë nga biseda në studio:
