Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama u jep porositë kandidatëve: Dilni media më media, harroni sa kemi punuar! Luli fle gjumë

12:03 / March 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama kryeminister
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë publikisht porositë ndaj socialistëve! Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti ka kërkuar prej tyre që të harrojnë gjithçka është arritur për 4 vite dhe të punojnë dhe të dalin kudo para qytetarëve. Ndërkohë nuk ka harruar që të përmendë edhe kundërshtarët, duke i cilësuar si problemin më të madh që kanë. Rama tha se programet e tyre nuk i frymëzojnë.

“Në këtë minutë të parë dëshiroj t’ju them që iu lutem harrojini sondazhet. Avantazhet! Harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate, dhe sa shumë kemi punuar. Harrojini të gjitha. Ndeshja fitohet kur kalojnë të gjitha votat në kufi. Të fokusohemi tek programi i punës, qytet më qytet; media më media, në çdo dritare të mundshme komunikimi. Kijeni mirë parasysh se problemi më i madh janë kundërshtarët e çoroditur. Tash 4 vjet kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen. Programe pa lidhje me ekip i mosozotshëm. Luli si roje parkingu që fle gjumë me Monikën që u bie borive për të ndaluar autokolonën tonë drejt fitores. Janë problem sepse duhet të gjesh fuqi ekstra. Motivimin nuk na e japin dot, janë shumë të dobët. Fokusohuni tek objektivat. Vraponi pa pushim, pasojeni topin, të gjithë në sulm e mbrojtje. Të gjithë në sulm për drejtësinë e të ardhmes,”-tha Rama. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër, vendimi i dytë nga Haga për Thaçin/ Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për pengim të drejtësisë

11:24 / November 16, 2026

 Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord

11:07 / November 16, 2026

Berisha pas paraqitjes në SPAK për çështjen “Partizani”: Sulmon SPAK, është kthyer në avokaturë speciale të Ramës

11:04 / November 16, 2026

Kënga nacionaliste serbe për Kosovën në eventin e BE, Marta Kos kërkon falje: E zgjodhën muzikantët, nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian

10:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.