Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Në fund të listës së PS për Tiranën, Valteri: Ia vura kusht Ramës në takim, do tregoj forcën si politikan! Do bëhesha ushtar i Bashës po të mos bashkohej me LSI

21:58 / March 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valteri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Halit Valteri është një nga deputetët e opozitës së re në parlament që i është bashkuar Partisë Socialiste dhe në listat e kandidatëve të kësaj force politike ai rendimet i 35 në qarkun e Tiranës, thënë ndryshe i parafundit. Kjo renditje e tij në fund të listës paska qenë një kusht i Halit Valterit gjatë takimeve që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama për të pranuar t’u bashkohet socialistëve. Valteri tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se kur ka marrë ftesë nga Rama për t’iu bashkuar PS dhe gjatë takimeve që ka pasur me kryeministrin ka kërkuar të renditet në fund të listës me arsyetimin se do të tregojë  se sa vlen ai si politikan dhe sa vota mund të mbledhë.

“Kur kam marrë ftesë nga Rama dhe jam takuar me të ka qenë një kusht që unë do jem në fund të listës për të parë sa vlej. Kam biseduar me Ramën dhe jam në fund të listës për të parë nëse kam vlera si Halit Valter dhe sa vota mund të mbledh unë”, tha Valteri.

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Valteri tha se ai ka pasur ftesë edhe nga PD por që nuk e ka pranuar pasi Basha ka bërë koalicion me LSI dhe për Valterin kjo ka sjellë edhe shkatërrimin e PD. Po të mos ishte LSI në koalicion me PD, tha Valteri ai do të ishte ushtar i Bashës.

“Unë kam pasur ftesë edhe nga PD, por nëse PD do dilte e vetme pa LSI, unë do isha ushtari i Bashës dhe s’do kërkoja asgjë. Por nëse del me mallkim e shqiptarëve dhe strehën e fundit të maskarenjve siç vetë e ka quajtur Basha LSI-në dikur,  atëherë do të ishte ndryshe. Shkatërrimtari I PD është LSI-ja”, tha Valteri.

politikan ushtar valteri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.