Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Iu shpërthye makina me tritol, kush është prokurori Arjan Muça që drejtoi operacionin për arrestimin e Dritan Dajtit

20:48 / March 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia urgjenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arjan Muça, prokurorit të cilit sot iu shpërthyer makina me tritol është kryepolici që ka drejtuar operacionin për kapjen e Dritan Dajtit, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë katër efektivë policie. Muça njihet si një nga policët që ka patur një kalvar përplasjeje në gjykatë me Dritan Dajtin, i cili kundërshtonte akuzat e ngritura për të.

I lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, Arjan Muça ka rrëfyer edhe momentet e tmerrshme të vrasjes së vartësve të tij gjatë operacionit që shkoi keq më 7 gusht 2009. Në dëshminë e dhënë paraprokurorit Ardian Nezha, Muça ka rrëfyer vite më parë se si ishte përballja e tij e parë me Dritan Dajtin. Dhe ka ndodhur pikërisht në momentin e arrestimit të Dajtit.

“Në momentin që kam hyrë në rrugicën që ndodheshin krismat, në rrugicën që të çon tek vendi ku ndodhej makina, aty kam parë në një distancë kam përshtypjen rreth 7-8 metrash, parë për herë të parë në kontakt vizual Dritan Dajtin. Ai po vinte me vrap me armë në dorë në rrugicën që të nxjerr në plazh tek rëra. Ndërsa unë në drejtimin e kundërt nga rëra për tek makina në të njëjtën rrugicë…..Me sa mbaj mend i kam thënë pse m’i vrave njerëzit, nuk mbaj mend të më jetë përgjigjur. Kur i hoqa pistoletën, e pyeta kush je ti dhe më tha Dritan Dajti, atëherë vazhdova duke i thënë pse m’i vrave njerëzit….”- thuhet ndër të tjera në dëshminë e Muçës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, janë katër efektivët që mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, në atë që njihet si “Masakra e Durrësit”.

Arjan Muça kryepolici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.