Kryeministri Rama deklaroi se do ta mbajë premtimin e dhënë kohë më parë për të sjellë me avion nga Anglia votues për Partinë Demokratike. Ai theksoi se kontrata e përfundimit të aeroportit të Kukësit mbyllet brenda disa javëve.
Edi Rama tha se: “Aeroporti i Kukësit do të hapet në muajin prill. Siç e kam premtuar edhe më herët do të vijnë 130 çuna anglie të cilët kanë shpenzuar shuëm energji për tu tallur e për të më kritikuar mua që kur kam postuar në Facebook planin, projektin, etj. Kështu që do t’i sjell 130 vota partisë Demokratike nga Anglia. Kontrata për aeroplortin e Vlorës mbyllet për disa javë. Ka ndodhur një ngjarje e rëndëishme për qytetarët. Në aeroportin “Nënë Tereza” kemi negociuar një kontratë shumë të favorshme me një kompani shqiptare e cila largoi kinezët. Do të investojë afro 100 milionë euro, duke filluar nga pista, që nuk u bë kurrë nga kinezët, nga terminali dy dhe shërbime të tjera. Para pak ditësh morëm konfirmimin se kemi fluturime direkte në Dubai. Dubai është destinacioni i dyte më i vizituar nga shqiptarët. Në një vend ku thuhet rëndon se ‘s’kemi bukë, s’kemi bukë’.”