Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta paralajmëron kryedemokratin: S’ka koalicion LSI-PS, nëse Rama merr Bashën do të thotë që e ka pasur gjithnjë me vete

23:36 / March 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mETA 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frika se Basha dhe Rama mund të kenë një koalicion të fshehtë mes tyre, ka bërë që presidenti Ilir Meta të dalë me një paralajmërim të fortë kundër kryedemokratit duke thënë se nëse PS-PD bëjnë marrëveshje pas zgjedhjeve atëherë, Rama e ka pasur Bashën gjithmonë me vete dhe se sulmet mes njëri tjetrit kanë qenë të stisura. Gjatë një interviste për MCN TV, Meta përjashtoi mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes LSI dhe PS duke thënë se për këtë bazohet tek njohja personale me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, por  shtoi se nëse Rama arrin të bëjë koalicion me Bashën atëherë sipas tij kjo do të thotë se e ka pasur kreun e opozitës gjithnjë me vete.

“Unë nuk hy në çështjet e opozitës, por dy gjëra mund t’i them sa i takon zonjës Kryemadhi, në natyrë të njohjes personale. Nuk është se nuk bën gabime dhe një nga gabimet që bëri është dalja nga parlamenti. Dy gjëra janë të përjashtuara: Që LSI të bëjë koalicion me Ramën dhe e dyta të bëjë lojë dyfishe me ata që i quajmë oligarkë. Për fat të keq largimi nga parlamenti i opozitës e lehtësoi Ramën. Nëse Lulin e merr tani do të thotë që e ka pasur gjithnjë me vete”, deklaroi Meta.

gjithnje koalicion Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë pritet të ulet me 32 lekë

13:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.