Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Durrës Edi Paloka është takuar sot me drejtuesen politike të LSI në këtë qark, Elona Gurin.
Mësohet se biseda e tyre ishte përqendruar tek zgjedhjet e 25 prillit, ku opozita e bashkuar synon të marrë më shumë se 7 mandate në këtë qark.
Më herët edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhviloi një vizitë në qytetin bregdetar, ku u takua me qytetarë e simpatizantë të PD, si dhe u bëri thirrje të dalin masivisht në votime më 25 prill për të larguar këtë qeveri dhe për të sjellë ndyshimin në vend.