Mimi Kodheli është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, është renditur nga Rama në vendin e 21 në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës.
Kodheli theksoi se ka kaluar shumë sfida në politikë dhe beson se edhe kjo është një tjetër sfidë e vështirë, por jo e pamundur për ta fituar.
‘Në këtë moshë ku jam unë ethet fillojnë edhe zbehen. Kur ke provuar shumë herë të qenit në listë e merr më me filozofi ethet nuk janë si të herës së parë. Ti e merr si pjesë të sfidës si pjesë të punës, vazhdon që të jesh aktiv në politik. Unë besoj se po është sfidë, nuk është sfida ime e parë dhe mbase nuk do të jetë e fundit. Kam garuar në 2005 me numrin 2 të PD dhe ishte hera e parë që ishte Bamir Topi. Kam pranuar të jem mbase në zonat më të vështira dhe të përfaqësoj PS-në atje. Kam pasur një sfidë tjetër në 2013 ku kam drejtuar qarkun e Lezhës. Pra po ti numërojmë sfidat politike, besoj se kjo është një ndër, as më e madhja dhe as e vetmja.’- tha Kodheli.
