Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Fundërrina”! Spahiu shpërthen ndaj Metës: Po sikur i çmenduri në Krye të Shtetit, të ketë edhe gruan në Krye të Pushtetit?

23:16 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreshnik spahiu Meta1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër pas skandalit të përplasjes së Presidentit Meta me efektivët e policisë pranë zyrave të FRD.

“Policia shkeli ligjin, por psikopatia apo skizofrenia e Presidentit në funksion të ruajtues pushtetit, është 100 herë më e moralshme se paftyrsia e asaj pjese të shoqërisë e cila deri dje e akuzonte si hajdut, kriminel apo simbol të korrupsionit, ndërsa sot e legjitimojnë dhe justifikojnë me argumentin se ky mbron Kushtetutën. Imoraliteti popullor, është më i rrezikshëm, se amoraliteti i kryetarit të shtetit. Zoti M, ju keni më shumë moral se ata demokrat që ju pështyn 20 vjet dhe ju lëpihen 10 të tjera. Fundërrina”, shkruan Kreshnik Spahiu.

Më tej Spahiu ngre pyetjen: Po sikur i çmenduri në Krye të Shtetit, të ketë edhe gruan në Krye të Pushtetit?

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.

gruan Kreshnik Spahiu Meta shperthen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.