Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare në Paris, raportojnë mediat franceze. Stilsti gjerman, drejtori krijues i Chanel, ishte një nga figurat më të njohura të industrisë së modës.
Ai gjithashtu ka dizenjuar koleksione për firmën e tij Fendi. Lagerfeld nuk ka qeën mirë për disa javë resht, duke munguar në një sërë spektaklesh mode. I lindur në 1933, në Gjermaninë e paraluftës, me emrin origjinal Karl Otto Lagerfeldt, por ndryshoi mbiemrin pasi i dukej më komercial.