Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U la jashtë listës fituese, Veliaj kërkon vota për Kodhelin: Farka do e mbështesë Mimin, gjithmonë u është gjendur njerëzve

12:59 / March 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj mimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mimi Kodheli u prezantua zyrtarisht si kandidate për deputete e zonës së Farkës në Tiranë. Përkrah kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili drejton fushatën e PS për të gjithë Qarkun, Kodheli tha se renditja në listë nuk e ka shqetësuar aspak, pasi beson tek fuqia e votës dhe e familjes së madhe socialiste.

“Unë besoj vetëm në një gjë: me punën që bëjmë, ne jemi një familje, dhe ju e dini si ndërtohet familja, me mundim, me shpresë, me dashuri të madhe, me bujari për të toleruar njëri-tjetrin, por edhe me besim. Unë jam pjesë e një familjeje që është më e madhja, më e drejta, më mendjehapura dhe më punëtorja, që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë,” u shpreh Kodheli.

Deputetja socialiste tha se pavarësisht numrit në listë, secili ka mundësinë të tregojë vlerat në politikë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Farka do ta mbështesë Mimin për një mandat tjetër në parament.

“Mimi është një zonjë nga ato që vijnë rrallë e më rrallë, sepse ka bërë shumë për njerëzit, ka parë nevojat e tjetrit dhe e ka hapur telefonin gjithmonë, si kur ka qenë deputete në Pogradec, në Kukës, në Lezhë. Ndaj, unë besoj se është një privilegj i jashtëzakonshëm në një zonë ku realisht kemi punuar kaq shumë, duke filluar nga fshatrat e Farkës, deri tek urbanizimi i lagjes 13, që jemi një komunitet ku kemi dikë që di të punojë edhe tokë urbane, di të punojë edhe tokë rurale, edhe tokë fshati, edhe tokë kryeqyteti. Ndaj besoj fort që gjithë Farka do mbështesë Mimin,” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.