Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Altin Basha bën rrëfimin e rrallë për bashkëshorten e tij: Ja çfarë më tha një herë që i dhurova lule. Xhelozoj për një…

13:15 / March 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cifti basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çifti Altin dhe Iliriana Basha rrëfyen detaje mjaft interesante dhe të pathëna më parë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” u zbulua se Iliriana preferon shumë surprizat.

Ajo në 40-vjetorin e Altinit e surprizoi me këngën “Ain’t No Sunshine”, bashkë me kolege dhe ish-kolege e kishin incizuar në versionin shqip, për të emocionuar Altinin.

Por kjo këngë nuk ishte vetëm kaq! Ajo është edhe simbolizim i nisjes së dashurisë së tyre dhe udhëtimeve të shumta Tiranë- Prishtinë. Ndërsa Iliriana është natyrë romantike dhe e surprizave, nuk mund të themi të njëjtën gjë për regjisorin. Ai bën rrallë surpriza, por na tregon pse ka hequr dorë prej tyre.

“Ne kemi një histori shumë të bukur në fakt që ka ndodhur vite më parë. Iliriana ka qejf që t’i dhurojnë lule. Gjë që unë s’e bëj fare! Dikur unë vendosa t’i blej një tufë lule dhe eca me kujdes rrugës që të mos më dukeshin shumë, i mbaja pas kurrizit. Sa shkoj te dera me lulet në dorë, Iliriana thotë “kush t’i dha?”, tregoi regjisori.

Ndërkohë, në rubrikën “Altini apo Iliriana?” zbuluam se të dy janë xhelozë dhe secili e shpreh në mënyrën e tij.

“Unë jam më shumë xheloze. Unë gjithmonë nga pak lë nam! Por edhe Altini, pavarësisht se ky nuk e shpreh”, tha Iliriana.

Altini tregoi se është xhelozuar për një makiato. Një kamerier i kishte sjellë Ilirianës një makiato shumë të mirë dhe ishte treguar shumë i sjellshëm. Kaq mjaftoi që Altini të xhelozohej dhe të qeshurat të shpërthenin në studio.

“Të bëri makiato në darkë, në shtëpi?”, pyeti Ermali. Me nota humori Iliriana shtoi: “Lëre tani, më bëri tjetër gjë!”. Ky ishte një nga rrëfimet e çiftit që kanë një jetë bashkë dhe mund të konsiderohet një çift tradicional shqiptar me plot kuptimin e fjalës./panorama

Altin Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.