Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policia spanjolle shkatërron një prej bandave më të mëdha të kokainës në Madrid, arreston 12 persona

21:24 / March 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkatërrohet një prej bandave më të mëdha të drogës në Madrid të Spanjës. Në një megaoperacion të zhvilluar nga policia spanjolle kanë rënë në pranga 12 persona të cilët akuzohen si anëtarë të bandës.

Një Ferrari i kuq me vlerë 250,000 euro (298,800,00 dollarë) dhe një arsenal armësh përfshirë pistoleta dhe një shpatë japoneze u kapën kur u arrestuan 12 anëtarët e bandës.

Policia sekuestroi edhe 600 kilogramë kokainë. Po ashtu në banesat e të prangosurve u seksuestruan gjithashtu edhe rreth 700,000 euro dhe mbi  20 makina të tjera të shtrenjta. Kreu i grupit ishte një maroken, dhe midis të arrestuarve ishte një avokat që kryente punë të ndihmës juridike me pagesë, këshillonte për çështje të pastrimit të parave dhe ekzekutonte transaksione me kokainë. 

Sipas mediave të huaja, anëtarët e bandës përdornin emra të koduar për t’u referuar anëtarëve të tjerë të organizatës ose apartamenteve që përdornin për të ruajtur kokainën. Operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Kolumbiane dhe arrestimet ndodhën në qytete të shumta spanjolle duke përfshirë Badajoz, Guadalajara, Madrid, Malaga dhe Valencia. Hetimi ndaj tyre nisi në fillim të vitit 2020, në Madrid dhe Malaga dhe u finalizua sot.

12 persona kokaines Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.