Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekzekutoi Behar Sofinë në mes të Tiranës, zbulohet mesazhi që mori Ernejt Shyti në telefonin e tij pak para vrasjes

19:50 / March 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Behar Sofia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata la sot në burg katër të arrestuarit, si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër personat që akuzohen si të përfshirë për vrasjen e biznesmenit.

Ernejt Shyti është i vetmi që ka pranuar krimin, ndërsa pohoi se ka kryer ai ekzekutimin më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës. Shyti në seancën e sotme ka preferuar të mos flasë, duke u shprehur të se nuk do të japë shpjegime.

Provat më të forta që ka gjykata janë përgjigjet e ADN-së, kamerat e sigurisë dhe përgjimet e prokurorisë. Burime bëjnë me dije se në telefonin e Shytit kishte mbërritur një sms ku thuhej: “Sapo doli”.

Sakaq, tre të arrestuarit e tjerë nuk e kanë pranuar të jenë të përfshirë në vrasje. Në seancën e sotme, Xhuliano Visha njëri nga të arrestuarit ka pohuar se ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.

“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, mësohet të ketë thënë Visha. Gjithashtu edhe Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi nuk kanë pranuar krimin.Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt në anë të Lanës në Tiranë duke u qëlluar në kokë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit duke u parë nga një numër i madh kalimtarësh në zonë.

Pas kapjes së organizatorëve, policia është në kërkim të porositësve të vrasjes së Behar Sofisë, i cili ishte arrestuar dhe hetuar më herët për trafik të lëndëve narkotike.

behar sofia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.