Ilir Meta tha sonte se mohimi i të drejtës për të votuar, ndaj të gjithë të infektuarve me COVID është një çmenduri.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e votimit më 25 prill.
I ftuar në “Çim Peka live”, Meta tha se mohimi i të drejtës për të votuar, ndaj të gjithë të infektuarve me COVID është një çmenduri.
“Të infektuarit me COVID nuk do votojnë? Kjo është çmenduri. E drejta për të votuar është e drejtë kushtetuese. Nuk mundet një arsye shëndetësore të bëhet shkak që të t’i hiqet e drejta kushtetuese. Nuk është faji i tij që ka COVID. Të merren masat, zgjidheni vetë. Keni rastin e Kosovës, dhe jepi drejtim,”-tha Meta.