Mjeku Pëllumb Piperi i ftuar në Open zbuloi se çfarë këshille u ka dhënë mësuesve që kanë dyshime në marrjen e vaksinës Astrazeneca.
Pipero: Dje dhe sot kam pasur shumë mesazhe nga mësuesit të cilët më kanë kërkuar mendim, dhe të gjithëve u thashë, unë si profesionist deri tani nuk kam asnjë informacion që të më vërtetojë lidhjen mes vaksinës, trompozës, vdekjeve të papritura, dhe duke qenë se vaksina është vullnetare vendimi, është i gjithësecilit.
Dhe kjo vaksinë, stimulon antikorpe ndaj virusit dhe nuk ka si veti shkaktimin e sëmundjeve të tjera. Tani hetimi duhet sepse duhet të dimë se sa ditë pas vaksinës ka nisur, a ka pasur sëmundje të tjera paraprake, dua të them se për sa kohë s’kemi përfunidm të hetimit, dhe s’kemi rast këtu te ne. Pezullimi mund të ishte një opsion, por duhet të dini që vendimmarrja e komitetit teknik të vaksinimit është e drejtë.