Gazetari Artan Hoxha ka komentuar situatën politike në vend. Ai ka habitur me deklaratën kur tha se ka votuar 7 herë në zgjedhjet e vitit 1996. Që atëherë, Hoxha u shpreh se nuk ka hyrë më për të hedhur votë në asnjë zgjedhje.
“Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.
E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni. PD për herë të parë dhe të fundit ka fituar bashkinë e Çorovodës, kandidat ishte xhaxhai i një kolegut tonë, i Sokol Bregut, ai ishte intelektual, por fitoi Skrapari”, tha Artan Hoxha për ABC news.
