Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Morën 10 mln lekë dhe informuan porositësit e vrasjeve, futen në hetim 3 oficerët e lartë të Policisë

19:46 / March 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diber policia 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre oficerë të lartë të Policisë së Elbasanit po hetohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ata dyshohen se kanë sinjalizuar porositësit e dy vrasjeve të ndodhura në korrik të 2020-ës në këtë qytet. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC News se bëhet fjalë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt.

Tre oficerët e policisë dyshohet se kanë marrë deri në 10 milionë lekë të reja për të informuar rreth fakteve që zbuloheshin gjatë hetimeve për këto krime. Aktualisht ata nuk janë më pjesë e Policisë së Elbasanit, por janë transferuar në qytete të tjera.

Në gusht të 2020-ës, policia arrestoi dy të rinj nga Elbasani, Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili, si autorë të dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit, si dhe të Regis Runajt, ngjarje të ndodhura më 20 dhe 29 korrik të vitit të kaluar.

Ndërsa në Shtator të 2020-ës, zyrtarisht Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arrestua më 18 shtator me akuzën vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në Dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.