Një 38-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, ndërkohë që udhëtonte me një makinë Audi A4. Bëhet fjalë për Sokol Sallakun, i cili banonte në Chiaravallo, në provincën e Ankonës dhe rezulton i dënuar me mbi 6 vite burg.
Më 11 mars u lëshua urdhri i arrestit ndaj tij nga prokurori i Perugias. 38-vjeçari Sallaku duhet të vuajë 6 vjet, 8 muaj dhe 11 ditë burg për akuzat që lidhen me drogën dhe dhunën, të kryera nga viti 2008 deri në 2016.
Mediet italiane raportojnë se Sallaku po udhëtonte drejt Triestes me një Ford Kuga në vendin e pasagjerit në momentin kur u arrestua nga karabinierët.
Por policia ngriti dyshimet pas manovrave të rrezikshme në trafik të shoferit, i cili ishte njëkohësisht edhe punëdhënësi i Sokol Sallakut. Veprimet e këtij të fundit ndodhën pasi punëdhënësi i tij nuk ishte në dijeni për situatën e 38 vjeçarit shqiptar.
