Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KQZ i heq opozitës emrat e tepërt në lista/ Kume jep mesazhin e fortë: Nuk duhet ta krasiste atë, por t’ia kthente PD-së

22:05 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TIRANE KRISTAQ KUME 2019.02.19 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme u rikthye në vëmendje Kodi Zgjedhor, i miratuar me aq rrëmujë mes palëve. Dje KQZ pas dy kërkesave që i kishte bërë PD për të reduktuar listën me shumë kandidatë, në fund e miratoi këtë listë duke krasitur disa prej emrave.

Nga ana e saj PD, deklaron se ka një numër minimal të kandidatëve por nuk ka një numër tavan në ligj, dhe për këtë arsye do të ankimojnë vendimin.

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, thotë se vendimin nuk e sheh të logjikshëm pasi KQZ mund ta kthente listën por jo ta ndryshonte atë.

“Vendimin e marrë për krasitjen e listës nuk e shoh të logjikshëm, sepse për mendimin e drejta e komisionit është ose për ta miratuar ose për ta kthyer atë. Sipas vlerësimit tim nuk ka tagër për ta ndryshuar atë. Duhet t’ia kthente ose mos ta regjistronte listën. Sa i takon problemit për të cilin është ngritur gjithë ky diskutim, mendoj se nuk është e vështirë të kuptohet pasi e lexon dispozitën përkatëse në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se partia politike duhet të paraqesë një listë më kandidatë, e cila duhet të ketë një numër më të vogël se numri i mandatave të zonës, shtuar dy. Dhe gjithmonë numri që del duhet të përpjestohet me tre.

Në qarkun e Tiranës, minimumi duhet të paraqiteshin 39 emra, dhe në gjithë Shqipërinë duhet të kishte 177 emra. Mund ta ketë edhe më shumë se kaq, por ky është minumi. Për qarkun e Kukësit, minimumi janë 9. Por nëse do të ketë më shumë se 9 duhet të jenë 12. Duhet të kemi parasysh se do votojmë me lista të hapura. Nëse administratori do përballej me faktin ku parti të ndryshme do kënë numër të ndryshëm kandidatësh, do ishte e vështirë të sistemohej gjithë informacioni për zgjedhësit në fletën e votimit. Mendoj se do ishte e udhës që KQZ duhej të merrte një vendim që do të detyronte subjektet politike të zbatonin në listën e kandidatëve minimumin e asaj që i lejohet.

Unë nuk e kuptoj pse është vepruar në këtë mënyrë, por partia politike që nuk është dakord do ta ankimojë. Unë nuk gjej dot arsyen pse, sa kohë ligji e ka shumë të qartë. Nuk është bërë në përputhje me ligjin “, u shpreh Kume për A2.

mesazhin opozites
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.