Deputeti socialist Taulant Balla ka debatuar ashpër me gazetarin Bledian Koka, teksa ishin duke folur për sherrin në Elbasan mes biznesmenit Gjergj Luca dhe politikanit Luçiano Boçi.
Në momentin që gazetari i tha të largoheh nga lokali i Lucës, Balla ikën nga emisioni dhe mbyll kamerën.
Pjesë nga debati në Vizion Plus
Bledian Koka: Ku ndodheni tani?
Taulant Balla: Jam në zyrën time…
Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi
Taulant Balla: Jo
Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.
Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës
Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.
