Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Viktimë ka mbetur Edmond Koçi i njohur si ish-anëtar i bandës së Lul Berishës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16, Durrës rreth orës 08:40, pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Ndaj 40-vjeçarit, i cili njihet ndryshe edhe si Edmond Çekiçi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i vdekur në vend.
Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.
Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
