Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës në Kukës

12:15 / March 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinimi kunder covid 19 ne stadiumin air albania 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

500 mjekë të spitaleve COVID-19 të Kosovës do të vaksinohen këtë të shtunë dhe të diel në Kukës. Marrëveshja është arritur, e ndërsa procesi i vaksinimit do të nis këtë të shtunë në Kukës, ku do të marrin dozën e parë 250 heronj të bluzave të bardha, e ndërsa 250 mjekët e tjerë do të vaksinohen ditën e nesërme. Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla bën me dije se për vaksinimin e bluzave të bardha të Kosovës është përgatitur një hapësirë e veçantë në Kukës, në ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina”, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

“Njoftojmë opinionin e gjerë e sidomos punëtorët shëndetësor se ashtu siq kemi paralajmëruar është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës. Nesër (20 mars 2020) do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosoves në Shqipëri Zt. Nait Hasani sot kane zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të me 250 të tjerë, punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon Kryeministrin Rama stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Zi. Nait Hasani për angazhimin e pashoq.

Për informatën tuaj në Kukës është duke u pregatitur një hapësirë e veqantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës edhe pse në këto orë të vona të natës”, shkruhet në deklaratë.

Kosova nuk e ka nisur ende procesin e vaksinimit anti-COVID. Kryeministri Edi Rama tha fillimisht se do t’i dhuronte qeverisë së atjeshme vaksina, por për shkak të ndalimit që është i parashikuar në kontratë me kompanitë, u vendos që mjekët e Kosovës të vaksinohen në Shqipëri. Në vendin tonë, ky proces ka nisur që në datën 11 janar, ku deri më tani, që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.