Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Dibër, pasi i është konstatuar një sasi lënde narkotike në lokal gjatë fashës orare të ndaluar.
NJOFTIMI
Dibër
U kap me lëndë narkotike kokainë në një lokal gjatë fashës orare të ndaluar, vihet në pranga 18 vjeçari.
Procedohen penalisht për moskallzim krimi edhe tre shtetas të tjerë që shoqëronin 18-vjeçarin.
Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë shtetasi F. Z., pronari i lokalit i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Nromativ për parandalimin e përhapjes së COVID-19
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër , në bashkëpunim me forcën e posaçme ‘Shqiponjat’ dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe për monitorimin e zbatimit të masve anticovid, gjatë kontrollit të territorit rreth orës 21.40 të mbrëmjes së djeshme kanë konstatuar një lokal të hapur ku brenda ndodheshin disa të rinj.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur në trup shtetasit XH.K, 18 vjeç. një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Shtetasi XH.K., sëbashku me tre shtetas të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të janë shpoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ku në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shetasit XH.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Si dhe janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasit S.E, K.A dhe R.M.
Gjithahstu nga forca e posaçme ‘Shqiponjat’, i është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë pronarit të lokalit shtetasit F.Z., pasi ushtronte aktivitetin në fashën orare të ndaluar , në kundërshtim me Aktin Normativ.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
