Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këto janë emrat në listat e demokratëve që janë vetëdeklaruar me problemet me ligjin

21:30 / March 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Partia Demokratike PD Selia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të djathtët e politikës që synojnë një karrige në Parlament i kanë pranuar  në këtë formular,  si edhe të majtët problemet me të shkuarën e tyre.

Por, edhe ata nuk preken nga ligji i dekriminalizimit pasi asnjëra nga krimet për të cilat u dënuan apo u shoqëruan në polici, nuk përfshihen në veprat ndaluese për të marrë një funksion apo për tu zgjedhur. Veprat që kandidatet për deputete kanë kryer nisin nga shpërdorimi i detyrës, shpifja dhe dëbimi, për disa çështje të njohura e për të tjerë të panjohura nga publiku. Së paku deri më tani, më i pasinqerti në formularin e vetëdeklarimit rezulton kandidati demokrat Rezeart Tusha që e ka treguar pjesërisht të vërtetën.

Në formular kandidati demokrat pranon vetëm dëbimin nga Zvicra dhe jo arrestimin për çështje droge. Ky sekret pritet t’i kushtojë Tushës hapjen e llogarive me drejtësinë për falsifikim të formularëve. Kandidati i Shkodrës Zef Hila  e dorëzoi në KQZ formularin e  pastër, por e kaluara e tij nuk ishte e bardhë si në letër.  Fshehjen e dënimit ia ekspozoi  juristi i socialistëve.

Fortuna politike e shkaktuar nga dosja “Babalja” dhe që përfundoi si një sajesë e dëshmitarit X, duket se do ta përndjekë gjatë karrierës politike Ervin Salianjin, i cili ka pranuar dënimin në formularët e dekriminalizimit. Kadidati tjetër Xhelal Meziu , historia penale e të cilit nuk është vetëm në kujtesën e arkivave të medias , nuk e fshehu dënimin për shpërdorim detyre dhe masën me arrest me burg. Edi Paloka që kryeson listën e demokratëve në Durrës , pranon të shkuarën e tij si i dënuar për protestë të paligjshme dhe për shpifje.

I kthyer së fundmi në një protagonist për grindjen me grushte, Luciano Boci përshkruan në  formularin e dekriminalizimit dënimin për shpifje dhe arrestimin për protestat. Pyetjes a keni qenë ndonjëherë i dënuar i është  përgjigjur me ‘PO’ edhe ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj , i cili rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë italiane.

Futbollisti Gentjan Muça, i cili veshi fanellën e demokratëve , shkruan në fushën e formularit se si Gjermania e nxori nga loja dhe e dëboi për shkak të skadimit të vizës.  Në total rezulton se 17 kandidatë nga spektri i politikës  janë rrëfyer përpara dekriminalizimit duke pranuar  të shkuarën problematike.

listat e demokratëve vetëdeklaruar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.