Greqia pritet të hapë fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Turqinë. The Guardian shkruan se lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Autoriteti i Aviacionit Civil.
Ndërkohë që të gjithë njerëzit nga vendet e tjerë duhet të tregojnë një test negativ të Covid dhe më pas të vetë-izolohen për 7 ditë. Ndërsa për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe përveç se të të kenë një test negativ me vete, duhet që të bëjnë edhe një test në Greqi dhe më pas të karantinohen për 7 ditë, si dhe kur të mbarojnë karantinën duhet që të bëjnë edhe një test tjetër Covid-i.
