Organizimet festive nuk lejohen prej shumë muajsh që nga nisja e pandemisë së covid-19. Në mesin e aktiviteteve që ishin tërësisht të ndaluara janë dasmat, dhe ceremonitë.
Veç shumë çifteve të reja që janë detyruar të mos realizojnë ëndrrën e tyre, mungesa e dasmave ka penalizuar dhe këngëtarët, të cilët tashmë janë të papunë.
Në mesin e një situate të tillë, këngëtari nga Kosova Afrim Muqiqi ka vendosur ditën e djeshme që të këndojë në një dasmë në Lipjan, ndërsa disa video janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale.
Raporohet se restoranti Diamond në Lipjan ku ishte duke kënduar Afrimi është rrethuar nga policia. Të gjthë dasmorët e pranishëm janë gjobitur nga ana e Policisë, ndërsa të njëjtin fat ka pasur dhe këngëtari Muqiqi.
Vetë këngëtari nuk ka pasur asnjë reagim derimë tani në rrjetet sociale, lidhur mbi qëndrimin që do të mbajë në vijim për ftesat që i bëhen për të qenë në dasma.
