Emisioni As Pro, As Kundër në ABC News ka transmetuar të enjten e shkuar puntatën e tij të fundit.
Në emision është transmetuar një përshtatje “shqiptare” e këngës së famshme “Ich Will” nga grupi legjendar gjerman “Rammstein”.
Në video janë zëvendësuar protagonistët realë me politikanët kryesorë në Shqipëri, Rama, Berisha, Basha, Meta.
Ata parakalojnë të gjithë në pranga përpara fotografisë së ish diktatorit komunist Enver Hoxha.
Pas transmetimit në studion ku ishte e ftuar edhe ish-ministrja e Integrimit në qeverinë Rama 1, Klajda Gjosha, moderatori Robert Aliaj pyet të ftuarin e emisionit Adrian Thano lidhur me përshtypjet nga videoja.
“Zakonisht këto lloj videosh që e shënjestrojnë në grup klasën politike të dështuar të këtyre 30 viteve zhduken pasi bëhen virale. Kjo sepse partive që kontrollojnë sistemin nuk u duhet kjo retorikë që e zgjon opinionin publik mbi të vërtetën.
Në fakt u duhet aplifikimi i “luftës” mes tyre. Për një arsye që duhet kuptuar. Duke amplifikuar përplasjen mes tyre e cila nuk është as ideologjike, as zhvillimore, ata e mbajnë elektoratin në llogore lufte. Llogorja na mban në vendnumëro, kështu ata lënë veten e tyre pafundësisht alternativë të njëri tjetrit, sic po ndodh prej 30 vitesh, ndaj dështimi riciklohet.
Ndërkohë janë njësoj dështakë, gjithë cfarë kanë qeverisur këto 30 vite. Shqipëria e sotme është vepra e tyre, ata duhet të pranojnë që ose janë hajdutë, ose të paaftë”, – tha ndër të tjera Thano.
Më poshtë video e përshtatur e këngës gjermane dhe debati më pas në studio:
