Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rikonstruksioni i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, reagon Unioni i Arkitektëve

14:13 / March 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gsgss 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë kanë reaguar për rikonstruksionin e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ që ka çuar në shembjen e fasadës së saj.

Sipas Unionit, ndërtesa është historike dhe i përket periudhës së modernizimit të kryeqytetit.

NJOFTIMI

Komuniteti profesional dhe AUA – Unioni i Arkitekteve, Urbanisteve dhe Planifikuesve të Shqiperisë, shprehin keqardhjen e madhe dhe protestën e tyre të vazhduar për mënyrën aspak profesionale dhe të përsëritur se si po kryhet ndërhyrja e rikonstruksionit në ndërtesën e radhës historike të Tiranës, maternitetit historik “Mbretëresha Geraldinë”.

Kjo ndërtesë historike – ashtu si Parku, Stadiumi, Teatri dhe shumë vila të viteve 20/30të – përfshihet në fondin e objekteve me status special dhe/ose monument kulture, dhe i përkasin një periudhe mjaft interesante të modernizimit të kryeqytetit.

Autoritet duhet të garantojnë që në fazat e prokurimeve publike që projektimi dhe zbatimi i punimeve të tilla ka ekspertizën dhe kulturën e duhur për ndërhyrje të tilla me karakter thellësisht restaurues, dhe jo të bëhen promotorë të kësaj kulture pune qoftë përmes heshtjes dhe neglizhencës. Aq më tepër që gjithshka ndodh natën, pa transparencë dhe në kushtet e pandemisë.

Mjaft e kritikueshme mbetet edhe heshtja e institucioneve të specializuara publike-shtetërore për mbrojtjen e trashëgimisë, heshtje që i bën ata bashkëpërgjegjës në këtë akt aspak ligjor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media izraelite: Shqipëria mes vendeve që kanë përjetuar transformimin më të madh turistik

11:40 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.