Juventus mori një humbje të rëndë në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht me rezultatin 0-1 në shtëpi nga Benevento. Një disfatë që sjell shumë pasoja, pasi tashmë rruga për të mbrojtur titullin merr edhe më shumë kthesa, ndërsa asgjë nuk është në këmbët e bardhezinjve.
Nga ana tjetër, duke ditur rëndësinë e pikëve të humbura, te torinezët ka pasur shumë tension pas përfundimit të lojës. Kështu, sicc raporton La Stampa, dhomat e zhveshjes kanë qenë të mbushura me ulërima dhe ofendime nga vetë protagonistët të cilët nuk dinin si të shfrynin inatin.
Ndërkohë, situate duket se bëhet edhe më e rëndë, teksa duket se ka pasur një konflikt edhe mes presidentit Andrea Anjeli dhe trajnerit Andrea Pirlo. Tashmë, mbetet për t’u parë se sa e thellë do të jetë kjo krisje mes palëve, teksa për momentin drejtori sportiv, Paraticci e ka konfirmuar trajnerin në vazhdimin e projektit të tij.
