Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta mesazh nga Kryegjyshata: Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit

14:44 / March 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 5 770x384 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta dha një mesazh urimi nga Kryegjyshata Botërore, pas një takimi me Kryegjyshin Baba Mondi. Nga Selia e Shenjtë, Kreu i Shtetit iu uroi të gjithë shqiptarëve një jetë më të mirë, më të qenë, më të begatë.

Sipas tij, qytetarët kanë kaluar një dimër të jashtëzakonshëm, me vështirësi e vuajtje të pazakonta, edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Vizitova selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore dhe i urova Kryegjyshatit dhe gjithë besimtarëve këtë ditë të shenjtë. Ju uroj edhe gjithë shqiptarëve në këtë ditë të pranverës, të ripërtëritjes, shpresave, por edhe në këtë ditë të demokracisë, sepse pranvera dhe demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën. Mjafton të shikoni lulet e çelura, janë të ngjyrave të ndryshme, japin shpresë dhe gjallëri. Të tilla janë edhe shpresat e qytetarëve për një jetë më të mirë, më në paqe, më të begatë, dhe për të kaluar këtë dimër të gjatë, në vështirësi të mëdha, por edhe me vuajtje të pazakonshme, edhe për shkak të pandemisë. Sot bashkohemi me lutjet e Kryegjyshit Botëror për shëndetin e cdo qytetari dhe apeloj për të bërë kujdes sa më shumë. Njëkohësisht të jemi më optimistë për të ardhmen, më solidarë, më bashkëpunues, më tolerantë, më të dashur, e mbi të gjitha të mbizotërojë në zemrat tona dashuria për Shqipërinë. Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm, kemi pasur reshje të dëbore të jashtëzakonshme, sa ende bora është zotëruese në male, por lulet kane çelur, mimozat kanë çelur, dhe jo vetëm ato. Kështu që pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë. Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, tha Meta.

I pyetur për vaksinat ruse Sputnik V, që mbërritën sot në Shqipëri, Presidenti Meta theksoi se “Apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor, për të gjithë qytetarët”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media izraelite: Shqipëria mes vendeve që kanë përjetuar transformimin më të madh turistik

11:40 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.