Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministri i Jashtëm serb Daçiç zbulon ofertën për Kosovën

20:59 / February 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dacic 1 933x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politika dhe oferta zyrtare e Serbisë është përkufizimi. Pavarësisht se kjo është përmendur si mundësi, ka qenë shefi i diplomacisë serbe që ka tensionuar politikën në Serbi, pasi gjatë një konference u tha gazetarëve prerë se cila është oferta dhe se ajo nuk nënkupton vetëm territore e kufij.

“Kjo që pyesni ju për përkufizimin se ku do të jetë linja, këtu bëhet fjalë për pronat, mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe pyetje të ndryshme, si asociacioni i komunave dhe çfarë do të ndodhte me serbët që ngelen të jetojnë atje, por kjo nuk mund të zhvillohet si ide pasi nuk kemi bisedime. Po, përgjigja ime është se përkufizimi është oferta, por si linjë nuk është shkruar kurrë”, tha Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç tha se ilaçi për problemin është të ruhet paqja, por ka frikë se nga konflikti i ngrirë, problemi ka kaluar në metastaza të tensioneve të mundshme në rritje. Vuçiç, gjatë vizitës së një spitali komentoi shefin e diplomacisë pa shumë detaje.

“Nuk e di çfarë kuptimi ka të komentoj diçka që e kam thënë para dy vitesh dhe tani më sulmoni këtu. Më vjen keq që të gjithë kërkojnë diçka e protestojnë duke më quajtur tradhtarë, por ne duhet të ruajmë paqen”.

Kjo është komentuar edhe nga shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, gjatë një ceremonie ku kryetarët e komunave ku jetojnë serbët në Kosovë firmosën marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Beogradit.

“Nuk ka sekret se cila është politika e Serbisë, një zgjidhje kompromisi dhe kërkojmë kushte për këtë”.

Kjo ide në Serbi ka përçarë aktorët dhe ka hasur në kundërshti, pasi përkufizimi shihej si mundësi e shkëmbimit dhe e ndarjes së serbëve të Kosovës.

Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koreja e Jugut shndërrohet në ferr për ish-trajnerin, kërcënohet me vdekje, i ndalohet hyrja edhe nëpër kafene

22:19 / July 1, 2026

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

22:00 / July 1, 2026

SHBA firmos marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së përhershme në Jerusalem

21:19 / July 1, 2026

Zjarri përfshin pallatin me mbi 200 banorë në Belgjikë, të paktën pesë të vdekur

14:37 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.