Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Në 5 vite martesë, një natë fjetëm bashkë’! E martuar me dhunë, vjehrra mbante nusen në krevat

18:25 / March 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edmira Allamani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edmira Allamani nga Tropoja trondit me rrëfimin e jetës në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, kur shpërthen në lot teksa tregon dhunën barbare që ish-bashkëshorti ushtronte mbi të. Një histori që trondit, ajo e një babai shunues që nuk kursen as fëmijën e tij.

“U martova pa dashuri me një djalë nga Burreli. Kam vuajtur që ditën e parë të martesës, pasi familja e burrit më mashtruan për njeriun e jetës. Pas dy javësh zbulova se ai kishte probleme shëndetësore dhe me alkoolin. Babi i tij nxitoi të na martonte, sepse i dinte problemet e të birit. Ai ishte shumë agresiv dhe në katër pesë vite martesë, një natë kemi kaluar bashkë. Kurrë nuk është mjekuar për sëmundjen e tij. Punonte dhe lekët ia jepte nënës. Unë jam trajtuar si objekt në këtë martesë”, shprehet 33-vjecarja


Shtatori i vitit 2018 do të arrinte kulmin me momentin më të vështirë të nënës dhe vogëlushit, të cilët i shpëtuan vdekjes duke u larguar përgjithnjë nga ai ferr. I ati nuk e deshi kurrë të birin duke mos kursyer mbi të as shkelmin në kraharor.Shkoja në punë me shenja dhunë në fytyrë. Nën efektin e alkoolit më dhunonte shumë herë. Me 16 shtator të vitit 2018 e kam denoncuar për herë të parë, pasi vuri dorë mbi djalin e sëmurë. Isha vetëm me djalin, kur pasi na kyçi në dhomë filloi të na dhunonte. Shpesh më linte edhe pa ngrënë. Ai hante darkë me familjarët e vet, unë në errësirë me djalin”. Arri kulmin çdo gjë një nga ditët kur po ushqeja djalin me gji. Ai ma mori nga krahët dhe e hodhi përtokë, duke i vëndosur këmbën mbi kraharor. Vrapova për të marrë djalin dhe ia mbatha nga ballkoni. Që nga ai moment nuk u ktheva më në atë shtëpi.

33 vjeçarja iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” me një apel për ndihmë, për të birin 4-vjeçar me spektrin autik.

“Djali është 4 vjeç dhe ka nevojë për terapi. Shtëpi nuk kam dhe dhoma ku jetoj është thuajse e pabanueshme. Gëzimi im më i madh ka qenë dita kur u bëra nënë. Djali sa herë stresohet mbulohet me gjak nga hundët. Jam pa rrugëzgjidhje. Atij i mungon dashuria e babait, jo paratë e tij. Dua ta shoh fëmijën të gëzuar si të tjerët”, shprehet Edmira Allamani.

Edmira Allamani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.