Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cili është raporti juaj me Veliajn? Xhafaj: Kemi tre vjet që punojmë bashkë. Duke qenë se ai është kryetar bashkie dhe unë deputet, na duhet të koordinojmë…

22:36 / March 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhafa ne real story 756x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli për raportin që ai ka me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Xhafaj theksoi se ka tre vjet që bashkëpunon me Veliajn, duke shtuar se bashkëpunon me kreun bashkiak, për të koordinuar në shumë çështje.

“Ky është vend që jeton me konspiracion. Ky është zhanër në letërsi, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe korrekte. Duke qenë se ai është kryetar bashkie dhe unë deputet, na duhet që të koordinojmë shpesh. Unë jam i kënaqur sesi bashkëpunojmë. Ai ka marrëdhënie shumë të mira pune edhe me kolegët e tjerë. Kemi tre vjet që punojmë bashkë. Ky është ndër proceset elektorale më të mira të organizuara nga ana e Partisë Socialiste. Nuk trajtohesh aspak si dizertor.

Është tentuar që të formohet ekip, në funksion të një ekipi që fiton sa më shumë vota në zgjedhje. Është mbajtur parasysh që të arrihet fitore. Unë kam vlerësimet më të mira për çdo element të PS-së. Besnik Bare, Vasilika Hysi, Arta Dade, Musa Ulqini, Ditmir Bushati etj. janë njerëz që do i mungojnë parlamentit. Njerëzit do mbajnë gjatë Servet Pëllumbi, zonjën Meksi, Leskaj etj që kanë hyrë me integritet dhe kanë dalë më integritet nga jeta politike shqiptare. Vjen një kohë për konfigurim”, tha Xhafaj.

Fatmir Xhafaj nënvizoi se më datë 25 prill, PS fiton dhe se ai do jetë pjesë e listës fituese në zgjedhje.

“Të jesh socialist, do të thotë të luftosh për kauza sociale, jam krenar që kam punuar me njerëz me vlera të jashtëzakonshme. Socialist nuk të bëjnë, por bëhesh. PS fiton më 25 prill dhe unë jam pjesë e listës fituese në zgjedhje. Sot jemi për të folur për atë që do ndodhë në zgjedhje. Në tetë vjet, PS ka bërë reforma të rëndësishme në vend. Reforma në drejtësi padyshim që është kryereforma. Duhet të jem në parlament, që të çoj deri në fund reformën në drejtësi. PS ka marrë reforma që kanë të bëjnë me zhvillimin urban të Tiranës, e reformat kryesisht janë shtet-formuese”, u shpreh Xhafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.