Në emisionin “Jashtë Loje” i ftuari i kësaj puntate, Zv.Kryeministri Erion Braçe, krijon formacionin e tij në një skuadër futbolli. Në këtë lojë televizive, Braçe goditjen e fundit ja beson vetëm vetes së tij:
Portieri i Erion Braçes: Për shkak të gjatësisë, të rolit që ka marrë portieri në ndeshje, organizimit të gjithë ekipit nga aty nga fusha.
Braçe e shikon portierin në një pozicion të forte edhe të rëndësishëm, ndryshe nga Grida Duma që e shikonte në një këndvështrim tjetër.
Nuk e di fare në kupton nga futbolli, znj. Duma apo jo, por unë që kuptoj nga futbolli pa më të voglin diskutim për shpatullat e mija do të doja sigurinë e Edi Ramës.
Dy mbrojtësit e krahut: Pa më të voglin diskutim që mbrojtës do vija Bamir Topin, kam luajtur me të, nuk e di a e keni parasysh apo jo, por është bërë një ndeshje në Qemal Stafa midis politikanëve dhe artistëve dhe Bamir Topi kishte qënë mbrojtës… dhe do ta shoqëroja me Shpëtim Karteshin, një nga gol shënuesit të Kampionatit të futbollit vite më parë.
Dy mbrojtës të tjerë: Pse jo, Niko Peleshi në të djathtë dhe në të majtë Ervin Bushatin.
Tre mesfushorë: Do të vija në mesfushë, të shtyjë përpara, Fatmir Xhafën dhe do ta shoqëroja me Mimi Kodhelin dhe me Evis Kushin në krahun tjetër.
Ndërkohë Braçe shton: “Unë nuk humb asnjëherë, unë ose mësoj ose fiton, një nga të dyja.
Tre sulmuesit e skuadrës së Braçes: Njëri jam unë, sulmues nga e majta duke hyrë Brenda në të djathtë, duke hyrë në qëndër. Taulant Ballan ë krahun tjetër, një të tretë që mund të bëjë qëndër-sulmuesin, fare mire mund të ishte Etilda Gjonaj.
Gjithashtu Braçe zbulon edhe tre nga personat publikë që nuk do t’I vendoste në ekipin e tij:
Lulëzim Basha nuk mund të luajë në ekipin tim…
Pa më të voglin diskutim që Edi Paloka, nuk do të luante sepse nuk do të ishte në gjendje që të luante edhe i treti Ilir Meta nuk do të luante në ekipin tim.
Trajneri i skuadrës: Gramoz Ruçi është një nga drejtuesit dhe një nga organizatorët më të mirë që unë njoh.
Presidenti i skuadrës së Braçes: Unë do ta preferoja shumë të ishte sepse do t’i jepte imazh mbi të gjitha pasion, Dritëro Agolli.
