Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akti normativ në Kuvend/ Manastirliu: Objektiv, 12-15 mijë vaksinime në ditë

10:37 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastiroliu1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti ka nisur diskutimin e aktit normativ që ndryshon procedurat për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave antiCOVID në Shqipëri, si dhe përdorimin e tyre në popullatë.

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ky akt i hap rrugë vaksinimit masiv.

“Sot kemi filluar me vaksinimin e pedagogëve në Tiranë, nga dje ka vijuar në Vlorë dhe Gjirokastër, tashmë 30 përqind e mësuesve janë vaksinuar me Astrazeneca.

Ndërkohë vaksinimi për grupin e rriskuar vijon, plus 80 dhe përfundimi i i dozave të dyta, për mjeket. Kemi marrë deri tani mbi 90 mijë doza.

Presim dhe doza të tjera nga Covax, si dhe nga Pfizer. Akti që miratojmë sot hap rrugën për kompanitë prodhuese, distributorë që kanë certifikime të duhura në mënyrë që të vijojmë me planin dhe të arrijmë te vaksinimi masiv.

Miratimi i këtij akti, është pozitiv, kemi mjaftueshëm të dhëna tashmë për sa i përket vaksinave që qarkullojnë në botë, kemi mundësi të diversifikojmë portofolin e vaksinave.

Është e rëndësishme , po punojmë të kemi kapacitet deri kur të nisë vaksinimi masiv 12-15 mijë vaksinime në ditë.

Ka luftë brrylash në sigurimin e vaksinave, dhe qeveria është angazhuar për të pasur vaksinat në kohë të shpejtë ndaj dhe akti që miratojmë sot është dhënia e lejes për të vijuar negociata me ato vende dhe prodhues që kanë vaksina të certifikuara që të vijojmë procesin jetik. Kur bëhet fjala për jetën e qytetarëve , do kërkojmë çdo gjë të certifikuar”, ka thënë ajo.

Akti është publikuar disa ditë më parë në Fletoren Zyrtare dhe tashmë pret miratimin e Kuvendit. Ai i hap rrugë jo vetëm vaksinave të aprovuara nga agjencia amerikane dhe europiane e barnave, por edhe vaksinave të cilat kanë miratimin e autoriteteve në shtetin përkatës ku ato prodhohen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.