Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Artan Hoxha kujton ngjarjen tronditëse ku mbeti i vrarë avokati i njohur, bën deklaratën e fortë: Për fat të keq…

19:25 / March 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka kujtuar vrasjen avokatit te njohur Ravik Gurra në qendër të Elbasanit dy vite më parë. Hoxha shkruante pas kësaj ngjarjen tronditëse se vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve. “Per fat te keq, asgje nuk ka ndryshuar edhe pas dy vitesh nga ky shkrim…”, shkruan Hoxha ditën e sotme, duke nënkuptuar se krimin në Shqipëri vijon në mbetet në nivele alarmante.

Ja çfarë shkruante Hoxha dy vite më parë:

“Libri i llogarive te krimit tashme eshte hapur

Vrasja e avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para baneses se tij ne Beograd, veren e kaluar, me nxiti te publikoja nje status me 31 korrik 2018, dhe te beja nje paralelizem te situates kriminale ne Serbi me ate qe po kalonte Shqiperia.

Per fat te keq nuk jane mbushur as 8 muaj, nga ky alarm dhe ja ku mberritem. Ekzekutimi tipik mafioz i avokatit te njohur Ravik Gurra, dje ne mbremje ne nje kafe ne qender te Elbasanit, eshte deshmia me e qarte se ne cfare niveli eshte ngjitur krimi i organizuar ne vend.

Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.

“Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit”,

shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç. Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi.

Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.

“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër”.

Ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne Serbi mes dy grupeve me te forta kriminale, Shkaljari dhe Kavac me origjine nga zona e Kotorrit ne Malin e Zi, duket si nje foto kopje e serialit kriminal qe vazhdon te mos kursej jeten e askujt ne Elbasan. Dhe si gjithnje shkaqet jane te njejta, lufta per trafikun e narkotikeve dhe kontroll te territorit, e kombinuar me mbeshtetjen politike dhe korruptimin e policise apo sistemit te drejtesise kane cuar ne te njejtin bilanc tragjik viktimash. Shoqata e avokateve ne Tirane ka lajmeruar dje ne oret e vone te nates se do te ndjek shembullin e kolegeve te saj ne Beograd duke bojkotuar proceset gjyqesore.

Por a eshte kjo zgjidhja?!!!

Konkluzioni eshte i njejte ne te dyja rastet:

“Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve”….

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.