Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A ka siguri vaksina kineze? Mjeku Kita Sallabanda: Në Amerikë Latine u ndërpre për shkak se…

22:50 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kita Sallabanda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, foli për vaksinën kineze dhe efektin e saj në Amerikën Latine.

I ftuar në lidhje Skype në emisionin Open në Top Channel, Sallabanda zbuloi se kolegët e tij në Amerikën Latine i kishin raportuar se ishte ndërprerë vaksina kineze atje, për shkak të problemeve.

“Është ndaluar për momentin për shkak të mortalitetit dhe sëmundshmërisë. Këto janë fakte, që duhet t’i zbulojmë dhe të bëjmë kujdes. Në Kili, në 30% e popullsisë nuk ka pasur atë efekt vaksina, siç për shembull ka pasur Pfizer në Izrael,” tha Sallabanda.

“Qeveria shqiptare është e detyruar të kthejë kokën nga vaksinat e Lindjes, pasi nuk ka arritur dot t’i marrë Pfizer dhe Moderna,” shtoi mjeku shqiptar.

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për vaksinën kineze.

Marrëveshja për vaksinën është botuar në fletoren zyrtare të qeverisë. Kjo marrëveshje për vaksinën kineze do të bëhet me distributor turk.

“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.?.për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave”, thuhet në fletoren zyrtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.