Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Djegia e mandateve, a do t’i pranojë qeveria dy kushtet e opozitës? Balla jep përgjigjen e prerë: Kjo është krizë e fshehur

22:56 / February 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar i PS, ka deklaruar këtë mbrëmje se beson se ende në PD ka njerëz të përgjegjshëm të cilët nuk do të pranojnë që të marrin një vendim që do ta vendoste partinë e djathtë kundër SHBA.

I ftuar në “Opinion” ai ka deklaruar se “Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë. Mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti”.

Ai e ka quajtur vendimin për djegien e mandateve si bojkot të fshehur dhe të maskuar të opozitës. “Ky është bojkot i fshehur, i maskuar… unë kam besim se brenda PD ka ende ka njerëz të përgjegjshme që nuk duan ta vendosin partinë e djathë kundër SHBA”, deklaroi Balla duke iu referuar deklaratës së ambasadës amerikane të bërë ditën e ditën e sotme, ku shprehej se largimi nga kuvendi minon parimet bazë të demokracisë.

I pyetur se çfarë i ofrohet opozitës për të zgjidhur këtë krizë, ai deklaroi se këtu nuk bëhet fjalë për krizë me fajtorë dy palët. “Duhet të kuptojmë se nuk ka një krizë ku fajtorë janë dy palët, por e shkaktuar për nevoja të brendshëm të opozitës”, tha deputeti i majtë.

Sakaq ai ka deklaruar se kërkesat e PD, për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, PS nuk do t’i pranojë. “Është një “jo” në kushtet se besoni se opozita nuk dorëzon mandatet, apo edhe po t’i dorëzojë?”, i është drejtuar gazetari Artan Hoxha. “Jo në asnjë rast. Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë do të bëhen në qershor të vitit 2021… Lulzim bëhu gati për zgjedhjet”, ka përfunduar Balla.

balla mandatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.