Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht ditën e nesërme fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se organizimi do të bëhet në orën 18.00 në sheshin “Skënderbej”. Për shkak të pandemisë është menduar që të pranishëm në shesh të jenë vetëm kandidatët për deputetë dhe një pjesë me lidhje online përmes ledwall që do të vendosen.
Fushata do të vijojë më pas në të gjithë vendin deri më 25 prill.
