Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Endira Bushati: Lulzim Basha nuk ka ndërmend që ti djegë mandatet

23:20 / February 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
endira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati duke folur për aksionin opozitar për të djegur mandatet, u shpreh se do të jetë e vështirë që opozita të djegë madatet. Bushati u shpreh se Basha po kërkon që të ushtrojë presion ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, pasi kërkon që të futet në një marrëveshje tjetër.

“Vështirë se do të digjen mandatet. Unë e gjykoj kështu, zoti Basha ka hyrë në zgjedhjet e 2017 pas një marrëveshje të fshehtë. Hyri në Kuvend pikërisht për të mos djegur mandatet, ku pati dhe një sulm me vezë për të larë turpin. Tani çfarë ndodhi? Çfarë ndryshoi? Tani unë e  pranoj se protesta është masive. Unë e di dhe sa kushton një protestë e tillë. Zoti Basha këtë propozim për mandatet nuk po na thotë një gjë orgjinale. Z. Basha doli me një lëvizje surprizë, sepse në këndvështrimin tim, protesta ka qenë një dështim politik i Lulzim Bashës, ajo vërtetoi se opozita nuk ka lider, partia nuk ka lidër. Thotë që me datë 16 shkurt do të rrëzoj Edi Ramën dhe nuk bën asgjë. Atë natë Lulzim Basha ka qenë në kuotën e vet më të ulët se asnjëherë. Atëherë ai nxorri asin nën mëngë duke thënë se do të djegim mandatet. Djegia e mandateve të deputetëve do të fuste në krizë politike Ramën dhe qeverinë, por ky është krijimi i një krize për të marrë një marrëveshje tjetër. Basha thotë që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, kur e kuptoi këtë? Lulzim Basha i ka njohur zgjedhjet në 2017, sepse ashtu e kishte marrëveshjen. Djegia e mandateve është guri i fundit që i ka ngelur Lulzim Bashës për të ruajtur karriken e kryetarit. Lulzim Basha nuk ka ndërmend që ti djegë mandatet. Kur është puna për të bërë listën e deputetëve del në mesnatë dhe e harton pa u konsultuar. Lulzim Basha nuk mbledh forumet! Çfarë ndodhi tani? Të japë shembullin e vet të japë dorëheqjen! Pse nuk e bën këtë, po u dashka grupi i punës, e pastaj të shohim për të ushtruar një presion tek Rama që të ulen në tavolinë dhe të arrihet diçka.”– u shpreh Bushati. 

Basha Bushati mandatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.