Elona Guri e para në listën e kandidatëve për deputetë të LSI në Durrës ka reaguar pasi është shoqëruar nga policia. Ajo thotë se PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI sipas saj për të identifikuar dhe kërcënuar njerëzit që u bashkohen.
“Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI. Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë. Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar.Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, shkruan ajo.
Mirëpo Guri thotë se ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzim lidhur me këtë rast.
“Denoncoj një akt të paprecedentë që nuk ka ndodhur në 30 vite. Dënoj ashpër bëj thirrje të gjitha organeve të marin masa për të gjithë mafien e plehrave të rilindjes që i harxhojnë lekët me servera e kamera të vendosura në zyrat e LSI të cilët kërkojnë të kërcënojnë njerëzit që vijnë dhe besojnë te LSI për ti hequr nga puna e për ti shantazhuar. Votoni në 25 alternativën më të mirë atë që besoni qytetarine e bërjes së fushatës. Kam bërë sot një kallëzim në policinë e shtetit, i bëj thirrje prokurorisë të mos fshehë provat dhe të vazhdojë të bëjë drejtësi”.
