Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka zbuluar disa detajet nga procesi i vaksinimit në Shqipëri.
Teksa qeveria është drejt finalizimit të kontratës me Turqinë për vaksinën kineze dhe fillimin e një vaksinimi masiv kundër COVID-19, Tomini theksoi se do të kryhen rreth 12.000-15.000 mijë vaksina në ditë, për të arritur kështu imunizimin masiv të qytetarëve.
E pyetur nëse vaksinimi do të ndahet në grup-mosha, ministrja sqaroi se do të ketë një vaksinimin të kombinuar, ku do të vijohet procesi me ‘Pfizer’, ‘AstraZeneca’ dhe ‘Sputnik’, ndërsa do të fillojë edhe vaksinimi me vaksinën kineze. Vaksina e re pritet të mbërrijë në ditët në vijim dhe aplikimi i saj pritet të fillojë nga java tjetër.
“Specifikat e vaksinës apo të gjithë indikatorët ka edhe specifika sipas grup-moshave por do të ketë vaksinim të kombinuar. Po vijojmë me vaksinën ‘Pfizer’ me dozë të dytë, po vijojmë me ‘AstraZeneca’ me dozë të parë, që të lejojmë një hapësirë komunikimi me këtë vaksinë edhe për 12 javë. 8-12 javë që shtyhet në kohë si dozë e dytë. ‘Sputnik’ në proces për aplikim dhe vaksinat me të cilat jemi në kontraktim e sipër. Fashat do të gërshetohen. Sasia e vaksinës kineze pritet të vijë në ditët në vijim dhe procesi në javët që vjen”, tha Tomini në Euronews Albania.
