Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çfarë po ndodh? Sekretari amerikan i Shtetit “porosit” anëtarët e NATO-s: Qëndroni vigjilentë ndaj Rusisë

21:21 / March 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rusise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Perëndimi duhet të angazhohet me Rusinë për të promovuar interesat e saj, por duhet të qëndrojë vigjilente gjithmonë”- ka qenë mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në takimin e parë mes liderëve të shteteve anëtare të NATO-s që zhvillohet gjatë administratës Biden.

Nga Brukseli, Antony Blinken ka mbajtur një qëndrim të ashpër përkundrejt Rusisë, por pa mbyllur të gjitha dyert dhe opsionet e komunikimit: “Ajo që duam është natyrisht një marrëdhënie që të jetë e qëndrueshme dhe e parashikueshme me Rusinë. Kjo nënkupton që edhe kur jemi duke bashkëpunuar me Rusinë për të promovuar interesat tona, duhet të përballemi me të kur ajo sillet në mënyra të rrezikshme dhe hostile përkundrejt nesh”- ka thënë mes të tjerash kryediplomati amerikan.

Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që t’i rikthehet dialogut mes perëndimin, duke shtuar se edhe në një “marrëdhënie të vështirë” ja vlen të ketë komunikim për të punuar së bashku në lidhje me sfidat që kanë të dyja palët. “Dialogu është i rëndësishëm, veçanërisht në kohë të vështira si kjo e jona, kur është më e rëndësishme se më parë të ulemi dhe të flasim për gjërat e vështira. Edhe pa pasur përmirësime të ndjeshme mes NATO-s dhe Rusisë, besoj se më së paku duhet të mësojmë të menaxhojmë marrëdhënien e vështirë, për të punuar së bashku në çështjet e transparencës, uljes së riskut dhe adresimit të kontrollit të armëve”- ka shtuar Stoltenberg.

amerikan sekretari vigjilente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.