Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në Qerret të Kavajës ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
NJOFTIM
Kavajë/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
