Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fushata/ Zbardhet kërkesa nga delegacioni i BE-së për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin

10:47 / March 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sorecaaa 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Delegacioni i BE-së ka dalë me një deklaratë mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Ata kërkojnë zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme dhe respektimi i rezultatit të tyre janë të rëndësishme për t’i siguruar legjitimitetin e Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re.

Deklarata e plotë:

“Kreu i Delegacionit të BE-së dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri kanë ndjekur nga afër përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe fushatën elektorale deri më tani. Fillimi i fushatës zyrtare është rasti që partitë dhe kandidatët t’i përqendrojnë debatet e tyre në programet përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Në këtë moment, ne kujtojmë rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ??siç e ilustroi veçanërisht konsensusi i gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit me Këshillin Politik për reformën zgjedhore. E njëjta frymë duhet të frymëzojë edhe fushatën elektorale bazuar te respekti i ndërsjellë, dialogu dhe sjellja e moderuar, dhe që të zhvillohet në mënyrë paqësore pa retorikë provokuese dhe pa gjuhë urrejtjeje.

Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme dhe respektimi i rezultatit të tyre janë të rëndësishme për t’i siguruar legjitimitetin e Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re. Ne kemi besim se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

Mirëpresim dhe mbështesim përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile shqiptare për të vëzhguar fushatën zgjedhore dhe procesin Ditën e Zgjedhjeve. Komuniteti ndërkombëtar po mbështet dhe monitoron në mënyrë aktive të gjithë procesin e përgatitjes dhe të zhvillimit të zgjedhjeve, para së gjithash përmes misionit ODIHR. ditën e zgjedhjeve, Delegacioni i BE-së dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së gjithashtu do të vizitojnë një numër të madh të vendvotimeve.

Ne jemi të vendosur përkrah Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.