Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja e patentave Shqipëri-Itali, zbardhen pikat dhe modalitetet

11:43 / March 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patenta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 17 mars u nënshkrua marrëveshja dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë e cila përcakton rastet kur patenta e lëshuar nga një vend mund të konvertohet, duke kapërcyer kështu nevojën për të marrë bërë një provim të ri për të marrë lejen italiane të drejtimit.

Marrëveshja pritej që nga viti 2019, që ishte data e skadimit të marrëveshjes së vjetër mes vendeve, por që nuk u rinovua.

Marrëveshja e re në thelb nuk duket shumë e ndryshme në pikat më të rëndësishme dhe do të ketë një kohëzgjatje prej 5 vjetësh, duke skaduar kështu në mars të 2026.

Albania News ka parë marrëveshjen e nënshkruar, e cila konfirmon mundësinë që shtetasit shqiptarë që nuk janë rezident në Itali të mund të ngasin mjetin e tyre me patentë shqiptare për një vit nga momenti i marrjes së statusit të rezidentit, dhe mundësinë e kërkimit të konvertimit brenda tre viteve të ardhshme.

Pra, kërkesa për konvertim e cila gjithmonë duhet të kërkohet nga zyra lokale e Motorizimit, duhet të bëhet brenda katër viteve nga koha që jeni rezident.

Pa dyshim, nuk mund të kërkohet konvertimin e patentës shqiptare për sa kohë je rezident në Itali. Kjo parashikohet shprehimisht dhe përjashtohet nga neni 5 i marrëveshjes.

Në fund të fundit, mos nxitoni të kërkoni konvertimin pasi marrëveshja nuk është ende në fuqi dhe ende nuk ka kohë të caktuar lidhur me këtë. Marrëveshja, në fakt, duhet të miratohet nga organet përkatëse parlamentare dhe më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare Italiane dhe në Fletoren Zyrtare Shqiptare. / AlbaniaNews 

Nga Darien Levani

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.